Muzika elektronike çoi peshë të rinjtë shqiptar dhe të huaj që shijuan natën e dytë të Sunny Hill Festival.
Si asnjëherë më parë kodrat e liqenit artificial të Tiranës mirepritën me mijëra të rinj që u argëtuan deri në orët e para të mëngjesit.
DJ më të njohur shqiptar, por edhe disa nga emrat më të rëndësishëm të industrisë muzikore në botë elektrizuan turmën e artdashësve.
E jashtëzakonshme ishte atmosfera teksa në skenë u ngjitën me radhë Dj Hardwell, Afrojack, Dj Regard apo Vin Veli.
Në natën e trete të Tirana Sunny Hill do të interpretojne disa nga këngëtarët e grupet më të mira shqiptare si Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Asgjë sikur dielli etj, dhe pjesë e surprizave do të jetë reperi britanik Stormzy.
Kulmi i festës do të shënojë edhe mbylljen e këtij rrugëtimi të parë të Sunny Hill Festival në kryeqytetin shqiptar.