Dizajnerja kosovare, Lirika Matoshi, ka hyrë në listën e 30 personave më me ndikim në fushën e Artit dhe Stilit, publikuar nga revista prestigjioze ‘Forbes’, shkruan KultPlus.
E në listën prej 30 personave, dizajnerja Matoshi është renditur e 18-ta.
“Kosovarja filloi të bënte bizhuteri në vitin 2016–duke zbukuruar geta, fustane dhe çorape me kristale–dhe duke shitur mallrat e saj nëpërmjet Etsy. Pasi fustani i saj me luleshtrydhe u bë viral në TikTok në vitin 2020, ajo ka fituar mbi 700,000 ndjekës në Instagram dhe shet drejtpërdrejt te konsumatori dhe përmes shitësve me pakicë si Nordstrom.”, thuhet në përshkrimin e Forbes për dizajneren Matoshi.
Your article gave me a lot of inspiration, I hope you can explain your point of view in more detail, because I have some doubts, thank you.