Teksa ëndrra e shumë të rinjve shqiptar është largimi nga Shqipëria mundësia e realizmit të ëndrrave, për të tjerë të rinj të huaj është Shqipëria vendi i mundësive. Kështu e ka menduar edhe Whitney Peck e cila la vendlindjen e saj Amerikën për tu vendosur fillimisht në Lushnje.
Whitney në një rrëfim për emisionin e mëngjesit në RTV ORA, tregoi historinë e saj në një shqipe për tu pasur zili.
Ajo rrëfeu se jeton në Shqipëri që prej vitit 2016 dhe fillimisht është zhvendosur nga Amerika për të jetojë në qytetin e Lushnjës. Ajo foli me shumë nostalgji për këtë periudhë të jetës së saj ku jetonte në Lushnje pasi adhuronte jetën e fshatit, e cila e bënte të ndihej mirë edhe e lirë.
Tashmë ajo është zhvendosur në Tiranë, ku punon si këngëtare e muzikës live në lokale nate në kryeqytet.
Whitney në emision këndoi disa vargje të këngës “Xhamadani vija-vija”, të cilën me shumë mjeshtëri dhe më një zë potent arriti ta performonte live. “Nuk e di nëse do të kthehem më në Amerikë.”- shprehet Whitney si për të përfunduar kështu që e gjen veten shumë mirë në vendin tonë.