Artistja shqiptare Luljeta Rama-Muçaj do të ekspozojë pikturat e saj në Galerinë e Arteve në New York me 20 tetor 2024. Kjo ekspozitë vjen pas disa shfaqjeve të suksesshme në qendra të mëdha europiane. Rama-Muçaj, e cila është gjithashtu profesoreshë, do të prezantojë veprat e saj në adresën 49 W, 52nd St., New York.
Pikturat e saj janë të njohura për mjeshtërinë e detajuar dhe thellësinë emocionale, duke përzier kulturën shqiptare me shprehjen bashkëkohore artistike. Ekspozita është e hapur për të gjithë artdashësit, me një apel të veçantë për komunitetin shqiptaro-amerikan.