Search
Close this search box.

Zyrtarë të lartë evropianë nisen drejt Kievit për ta takuar Zelenskyn

Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryediplomati i  BE-së, Josep Borrell, po udhëtojnë sot në Kiev për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Kështu shkroi von der Leyen në Twitter, duke ia bashkangjitur postimit një fotografi, ku shihet në një stacion pranë një treni me ngjyra ukrainase, bashkë me Borrell dhe kryeministrin sllovak Eduard Heger.

Borrell gjithashtu njoftoi për këtë udhëtim në Twitter me një foto të dy zyrtarëve të BE-së

Heger shpjegoi se të tre janë tashmë në Ukrainë dhe se qëllimi i vizitës së tyre është të diskutojnë propozimet e tyre për të ndihmuar Ukrainën dhe të ofrojnë opsione për transportin e drithërave, duke përfshirë gruri dhe për të rritur përdorimin e qendrës humanitare të Sllovakisë.

Von der Leyen konfirmoi planet e saj për të vizituar kryeqytetin ukrainas të enjten, duke u thënë gazetarëve: “Dua të dërgoj një mesazh shumë të fortë të mbështetjes së palëkundur për popullin ukrainas dhe luftën e guximshme për vlerat tona të përbashkëta”.

Ky udhëtim i udhëheqësve të BE-së në Ukrainë vjen një ditë pas vendimit për një raund të pestë sanksionesh kundër Moskës. Masat përfshijnë një embargo ndaj qymyrit rus, një ndalim të eksporteve në Rusi duke përfshirë mallra të teknologjisë së lartë deri në 10 miliardë euro, mbylljen e porteve të BE-së për anijet me flamur rus dhe kufizime të mëtejshme për bankat kryesore.

Von der Leyen dhe Borrell do të udhëtojnë më pas në Varshavë, Poloni, për të marrë pjesë në një ngjarje “Stand Up For Ukraine” të shtunën.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme