Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka postuar një video nga vendi ku po qëndron duke u shprehur se “nuk ka frikë nga askush”
Zelenskyy ka postuar videon nga Bankova dhe ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin ukrainas.
“Unë do të qëndroj në Kiev, në Bankova. Pa u fshehur dhe nuk kam frikë nga askush. Aq sa duhet për të fituar këtë luftë!”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Kryeqyteti ukrainas po përballet tash e sa ditë me agresion nga Rusia, por të cilët nuk po arrijnë ta thyejnë rezistencës e ukrainasve të cilët po u bëjnë ballë armiqve shumë më të mëdhenj në numër.
Zelenskyy ka ftuar në takim edhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për të biseduar.