Search
Close this search box.

Zelensky: Nëse negociatat me Putinin dështojnë, jemi në Luftën e Tretë Botërore

Shpërndaje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çonte në “një Luftë të tretë Botërore”,

“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, tha Zelenskiy në një intervistë për CNN.

“Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Ne duhet ta bëjmë atë. Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave – në çdo rast, ne po humbasim njerëz në baza ditore, njerëz të pafajshëm në terren”, tha ai.

Zelensky vazhdoi: “Forcat ruse kanë ardhur për të na shfarosur, për të na vrarë. Dhe ne mund të tregojmë se dinjiteti i popullit tonë dhe i ushtrisë sonë është që ne jemi në gjendje t’i japim një goditje të fuqishme, ne jemi në gjendje ta kthejmë kundër. Por, për fat të keq, dinjiteti ynë nuk do të mbrojë jetë. Pra, unë mendoj se ne duhet ta përdorim çdo format, çdo shans për ta pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështojnë, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme