Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka vdekur në spital pasi u qëllua me armë zjarri në një ngjarje të fushatës politike.
Abe u qëllua dy herë teksa po mbante një fjalim në një rrugë në qytetin e Nara të premten në mëngjes.
Zyrtarët e sigurisë në vendngjarje e ndaluan sulmuesin dhe një i dyshuar 41-vjeçar është tani në paraburgim nga policia.
I dyshuari, i quajtur Tetsuya Yamagami, pranoi se kishte qëlluar Abe me një armë të bërë vetë dhe tha se kishte inat kundër një “organizate specifike”, tha policia.
Disa armë të tjera të punuar me dorë, të ngjashme me ato të përdorura në sulm, ishin konfiskuar pas një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, thanë oficerët e policisë në një konferencë për shtyp.
Eksplozivë u gjetën gjithashtu në shtëpi dhe policia tha se kishte këshilluar banorët që të evakuonin zonën.
Sulmuesi i dyshuar u tha oficerëve se kishte inat kundër një grupi të caktuar me të cilin besonte se Abe ishte i lidhur, tha policia, duke shtuar se ata po hetonin pse ish-kryeministri ishte në shënjestër nga njerëzit e tjerë të lidhur me grupin.
I pyetur nga një anëtar i medias japoneze nëse qëllimi i të armatosur ishte të vriste Abe, policia thotë vetëm se Yamagami pranoi se kishte qëlluar ndaj ish-kryeministrit.
Kryeministri Fumio Kishida e dënoi sulmin, duke thënë: “Është barbar dhe keqdashës dhe nuk mund të tolerohet”.
Ky sulm ishte “një akt brutaliteti që ndodhi gjatë zgjedhjeve – themeli i demokracisë sonë – dhe është absolutisht i pafalshëm,” tha zoti Kishida, duke folur para se të konfirmohej vdekja e Abe.