Search
Close this search box.

Ukraina e Rusia publikojnë shifrat e pretenduara për të vrarët gjatë luftës

Shpërndaje

Gjatë luftës, Ukraina ka publikuar rregullisht përllogaritjet për humbjet në radhët e Rusisë, kurse vetë Rusia e ka bërë këtë jo në mënyrë rregullt.

Tani që konflikti ka hyrë në javën e tetë, të dy palët kanë publikuar shifra të larta për njëri-tjetrin, raporton BBC por pa mundur t’i verifikojë të dhënat.

Ministrja e Mbrojtjes e Ukrainës thotë në një postim në Facebook se 20,300 ushtarë rusë janë vrarë që prej 24 shkurtit.

Rusia nga ana tjetër thotë se ushtrisë ukrainase i ka shkaktuar dëme të mëdha për 23,367 trupa, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë vetëm për vdekje apo përfshihen dhe të plagosurit.

Të dy palët gjithashtu paraqesin situatë të ndryshme edhe për të dëmet që kanë pasur.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se më shumë se 3 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se gjatë luftimeve janë vrarë 1,351 ushtarë në përditësimin e fundit të bërë më 25 mars.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme