Trupat ruse kanë qëlluar për vdekje kryetarin e Hostomelit, kanë bërë të ditur zyrtarë ukrainasë, shkruan SkyNews.
Kjo qytezë është shumë afër kryeqytetit ukrainas Kiev dhe pikë strategjike, e pikërisht për këtë po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, transmeton Telegrafi.
Këshilli i qytezës njoftoi se Yuri Prylypko, ka ndërruar jetë derisa po shpërndante bukë dhe medikamente për ata persona që kishin nevojë në rajonet që janë nën kontrollin e forcave ruse.
Ai u vra së bashku me dy persona tjerë – Ruslan Karpenkom dhe Ivan Hore.
Në një kumtesë të Këshillit të Hostomelit, thuhet se ai “ka vdekur si hero”, duke theksuar se është e pamundur që të varroset menjëherë për shkak të rrethanave. /Telegrafi/