Search
Close this search box.

S’ka korridore humanitare sot në Ukrainë

Shpërndaje

Ukraina nuk do të hapë korridore humanitare për civilët e bllokuar në zonë lufte sot.

Kjo, sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës, Iryna Vereshchuk, po bëhet për shkak të rrezikut në rrugë.

“Sot, 22 prill, nuk do të ketë korridore humanitare. Për të gjithë ata që presin të evakuohen, jini të durueshëm, ju lutëm duroni”, ka shkruar Vereschuk.

Kujtojmë se korridoret e mëhershme të evakuimit, kanë pasur nivele të ndryshme suksesi, ku kanë lejuar njerëzit të dalin nga zonat e rrezikshme dhe kanë ofruar mundësi për ndihma humanitare.

Javën e kaluar, të dhënat e publikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin treguan se rreth shtatë milionë njerëz ishin të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë për shkak të luftës.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme