Search
Close this search box.

Shpërthim i fuqishëm në Kiev gjatë natës, Rusia thotë se shkatërroi fabrikën e municioneve në Ukrainë

Shpërndaje

Shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kievi, në orët e para të 17 prillit, kanë raportuar mediat lokale.

Sirenat për sulme ajrore janë dëgjuar gjatë tërë natës në pothuajse të gjitha qarqet e Kievit dhe banorët janë udhëzuar që të shkojnë në strehimoret më të afërta.

Sipas një kryetari lokal, infrastruktura në zonën Brovari, në periferi të Kievit, është dëmtuar nga sulmet ajrore.
Kryetari Igor Sapozhko nuk dha më shumë detaje për viktimat apo për dëmet materiale.

Këto raportime vijnë një ditë pasi forcat ruse rinisën sulmet ajrore në Kiev dhe intensifikuan granatimet në Harkiv – qyteti i dytë më i madh në Ukrainë – një strategji që duket se ka për qëllim që të pengojë mbrojtjen e Ukrainës të përgatitet për një sulm të shkallës së plotë të Rusisë në lindje të vendit.

Autoritetet ruse së fundmi bëjnë me dije se kanë shkatërruar fabrikën e municioneve pranë Kievit.

Mediat e huaja kanë publikuar deklaratën e zëdhënësit të ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, i cili shprehet se forcat e armatosura ruse shkatërruan një fabrikë municioni pranë Kievit

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se granatimet kanë vrarë të paktën tre persona dhe kanë plagosur 34 të tjerë më 16 prill.

Ai udhëzoi banorët e këtij qyteti, që gjendet në verilindje të Ukrainës, që janë larguar më herët që të mos kthehen, duke shtuar se “ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë e sulmeve ajrore ndaj kryeqytetit”.

Zyra e presidentit të Ukrainës raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur sulme ajrore dhe granatime në tetë rajone në mbarë vendin.

Ndërkaq, Moska ka pretenduar se ka marrë kontrollin e qytetit të rrethuar të Mariupolit, pas disa javësh luftime.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha më 16 prill se ka larguar trupat ukrainase nga zona urbane dhe luftëtarët që kanë mbetur janë të rrethuar në fabrikën e çelikut Azovstal, raportuan mediat shtetërore ruse.
Pala ruse ka kërkuar që ushtarët e mbetur në Mariupol të dorëzohen.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme