Search
Close this search box.

SHBA: Rusia mes pengesave emëron gjeneralin famëkeq për të mbikëqyrur luftën në Ukrainë

Shpërndaje

Rusia ka emëruar një zyrtar të ri për të mbikëqyrur luftën në Ukrainë, thanë Shtetet e Bashkuara.
Kremlini ka vendosur ta emërojë në krye të luftës në Ukrainë, gjeneralin e ushtrisë, Aleksandr Dvornikov, i cili komandon forcat ruse në distriktin ushtarak jugor, tha në një intervistë për CNN, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Rusia ka pësuar humbje serioze që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, duke dështuar të pushtojë qytetet kryesore, përfshirë kryeqytetin e Kievit.

Në fillim të këtij muaji, Rusia njoftoi se do të tërhiqte trupat që sulmonin nga veriu dhe do t’i rivendoste ato në lindje, ku Kremlini po kërkon të rrethojë forcat ukrainase.

Dvornikov, 60 vjeç, shërbeu në Çeçeni në vitet 1990 dhe në vitin 2015 u bë komandanti i parë rus që drejtoi operacionet ushtarake në Siri. Që nga viti 2016 ai ka mbikëqyrur rrethin ushtarak jugor, i cili përfshin Krimenë, gadishullin ukrainas të pushtuar nga Rusia më 2014.

Dvornikov ka një reputacion famëkeq për sjelljen e tij gjatë luftës në Siri, ku Rusia bombardoi rrethet civile. Putin i dha Dvornikovit medaljen Hero i Rusisë, një nga çmimet më të larta të vendit, për punën e tij në Siri.

Dvornikov ka qenë “lloji i ekzekutuesit që ne kemi parë të ndjekë këto lloj fushatash [në Çeçeni dhe Siri], ku ka shumë sulme të tmerrshme civile, shkatërrim civil,” tha gjeneral-lejtnant në pension, Mark Hertling në një intervistë për CNN.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme