Search
Close this search box.

SHBA-ja skeptike ndaj pretendimeve ruse se po i zvogëlon sulmet në Ukrainë

Shpërndaje

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shprehën kujdes ekstrem të martën pas sinjaleve se Rusia po zvogëlon operacionet e saj ushtarake pranë Kievit, duke sugjeruar se ata po prisnin të shihnin shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bënin një vlerësim të synimeve të Moskës.

“Ne do të shohim. Unë nuk lexoj asgjë në të derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Do të shohim nëse ata ndjekin atë që po sugjerojnë,” tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

CNN raporton se qasja e Bidenit, mos beso, por verifiko, pasqyron skepticizmin e thellë amerikan ndaj motiveve të presidentit rus Vladimir Putin në mes të pushtimit të tij njëmujor të Ukrainës.

Ndërsa SHBA-ja ka vëzhguar lëvizjet e forcave ruse larg Kievit, mbetet dyshimi se sulmi rus në Ukrainë do të përfundojë së shpejti.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur skeptik pasi Rusia pas negociatave të djeshme në Stamboll premtoi të zvogëlojë operacionet e saj ushtarake pranë qyteteve ukrainase të Kievit dhe Chernihiv.

“Sigurisht që ne i shohim rreziqet. Sigurisht që ne nuk shohim asnjë bazë për t’u besuar fjalëve të shprehura nga ata ose përfaqësuesve të tjerë të shtetit që po vazhdon të luftojë për shkatërrimin tonë”, ka thën Zelemsky.

Dje, negociatorët nga të dyja palët morën pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll – gati pesë javë pasi forcat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt.

“Ukrainasit nuk janë njerëz naivë. Ukrainasit kanë mësuar tashmë gjatë 34 ditëve të pushtimit dhe gjatë tetë viteve të fundit të luftës në Donbas se mund t’u besoni vetëm rezultateve konkrete”, shtoi Zelensky.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme