Para pak çastesh ka filluar samiti i NATO-s në Bruksel, ku janë mbledhur liderët e vendeve anëtare për të diskutuar për situatën në Ukrainë, dhe hapat e mëtejmë që kjo Aleancë do t’i ndërmerr për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.
Presidenti amerikan Joe Biden është parë duke u pritur në hyrje të ndërtesës nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ku më pas u ftua të realizojë disa fotografi të përbashkëta me anëtarët e tjerë të Aleancës Veriatlantike.
Në këtë samit urgjent po merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u pa duke dalë nga vetura dhe hyrë në selinë e NATO-s në Bruksel.
Gjatë takimit të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, do të trajtohen edhe çështje tjera siç është ndihma ushtarake për Ukrainën si dhe sanksionet shtesë së do t’i vendosen Rusisë si kundërpërgjigje për pushtimin e Ukrainës.
E gjatë fotografive të përbashkëta të liderëve, vërehej një frymë uniteti dhe vendosmërie që t’i tregojnë Rusisë së Vladimir Putinit, se do të ndëshkohet rëndë për pushtimin e Ukrainës.