Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave”, iu tha ai gazetarëve në Nizhny Novgorod, Rusi, raporton BBC.
Rudenko tha se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike pasi ai përsëriti se negociatat nuk po ndodhin “në asnjë formë”.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i tha më parë BBC-së se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë – dhe se nga ana e tyre, “jo të gjitha urat diplomatike janë djegur”.