Search
Close this search box.

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e tretë të bisedimeve

Shpërndaje

Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë bisedimesh gjatë ditës së hëne.

Negociatori ukrainas, David Arakhamiya përmes një mesazhi në Facebook tha se bisedimet për përfundimin e armiqësive do të rifillonin, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Të enjten, të dyja palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftimi.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme ukrainasit kanë thënë se nuk do të ketë evakuime të civilëve pasi kanë vazhduar bombardimet ruse.

Theksojmë se gjatë javës së kaluar janë arritur dy prej tre marrëveshjeve që ishin në tavolinën e bisedimeve që u zhvilluan në afërsi të kufirit ukrainaso-bjelloruse.

Ndryshe, një marrëveshje për armëpushim dhe të ndërprerjes së luftës nuk është arritur mes palëve. /Telegrafi/

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme