Search
Close this search box.

Rreth 8 milionë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja, sipas UNICEF

Shpërndaje

Rreth 8 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç rrezikojnë të vdesin nga kequshqyerja, sipas një raporti të publikuar nga UNICEF.

Fëmijët më të prekur gjenden në 15 vende që aktualisht vuajnë nga mungesa e ushqimit dhe pritet që numri i tyre të rritet.

Në këto vende, ku përfshihet Afganistani dhe një pjesë e Afrikës, UNICEF vlerëson se të paktën 40 milionë fëmijë janë jashtëzakonisht të pasigurt ndaj ushqimit.

Kjo do të thotë se ata nuk po marrin dietën minimale të larmishme që u nevojitet për t’u rritur dhe zhvilluar në fëmijërinë e hershme.

UNICEF tha se një paketë ndihme prej 1,2 miliardë dollarësh duhet të mblidhet për të shmangur këto rezultate.

Gjetja e zgjidhjeve urgjente për shpërthimin e krizës globale të ushqimit, shkaktuar kryesisht nga lufta në Ukrainë ishte qëllimi kryesor i takimit të ministrave të G7 në Berlin.

Shumë zona të Afrikës janë prekur nga reduktimi i ushqimeve çka është përkeqësuar nga konflikti i fundit.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme