Raportohet se ka ndodhur një sulm raketor në konsulatën amerikane në veriperëndim të Irakut. Lajmin e kanë shpërndarë mediat e Lindjes së Mesme, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë publikuar nga profile të ndryshme, përfshirë edhe gazetarëve, në rrjete sociale.
Drejtuesi i kryeqendres kurde, Erbilit, Omed Khoshnaë, citohet të ketë thënë se ka pasur shpërthime, por se është ende e paqartë nëse cak ka qenë njëmend konsulata amerikane.
Ministri kurd i Shëndetësisë ka thënë se nuk ka pasur të lënduar ose ndonjë vdekje nga shpërthimi i së shtunës mbrëma, shkruan the Jerusalem Post, duke e cituar agjencinë irakiane të lajmeve (INA).
Më poshtë gjeni pamjet nga shpërthimi:
Al-Jazeera correspondent: Missiles targeted the new US Consulate building in Erbil pic.twitter.com/BQHOuwDM8f
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) March 12, 2022