Search
Close this search box.

Putinit i kërkohet të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta dhe serioze me Zelenskyn

Shpërndaje

Zyra e kancelares gjermane tha se udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i kanë kërkuar Vladimir Putinit të Rusisë që të zhvillojë negociata të drejtpërdrejta dhe serioze me presidentin e Ukrainës.

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz folën me Putinin me telefon për 80 minuta.

Kjo zyrë bëri të ditur se dyshja këmbëngulën për një armëpushim të menjëhershëm dhe një tërheqje të trupave ruse.

Udhëheqësi rus tha se Moska ishte e hapur për rifillimin e dialogut me Kievin, sipas Kremlinit, mirëpo ai nuk përmendi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis tij dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukrainas tha më herët se ai nuk ishte “i etur” për bisedime, por shtoi se ato ka të ngjarë të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit, raporton BBC.

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbajtur raunde të shumta bisedimesh nga distanca dhe personalisht që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, por këto bisedime kanë ngecur.

Franca dhe Gjermania i kërkuan gjithashtu Putinit të lirojë 2 mijë 500 luftëtarë ukrainas të marrë si robër lufte në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Kjo fabrikë u bë streha e fundit në qytetin port jugor, i cili duroi bombardimet nga forcat ruse dhe tani shtrihet në rrënoja.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e Moskës thanë se luftëtarët e fundit që mbronin fabrikën ishin dorëzuar, derisa presidenti Zelensky tha se atyre u ishte dhënë leja për t’u larguar.

Ndryshe, përmes një telefonate, udhëheqësit francezë dhe gjermanë i kërkuan Putinit të heqë bllokadën e Rusisë ndaj portit ukrainas të Odesës, për të lejuar eksportet e grurit.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme