Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se duhet të krijohet një tribunal për krime të luftës, kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, citoi revista gjermane Der Spiegel të ketë thënë Steinmeier.
“Kushdo që ka përgjegjësi për këto krime do të duhet të shpjegojë veten,” tha Steinmeier për Der Spiegel në një intervistë.
“Kjo përfshin ushtarë. Kjo përfshin komandantët ushtarakë. Dhe sigurisht edhe ata që kanë përgjegjësinë politike,” tha ai.
Shumica e fokusit është përqendruar në krimet e pretenduara të luftës të kryera në Buça, qytet në afërsi të Kievit. Forcat ruse janë tërhequr nga qyteti më 1 prill dhe më pas janë publikuar pamje të civilëve të vrarë, disa prej të cilëve me duar të lidhura pas shpine, të shtrirë në rrugët e këtij qyteti. Banorët e Buças kanë thënë se kanë qenë dëshmitarë të vrasjeve brutale dhe torturave dhe po ashtu janë publikuar të dhëna për varreza masive.