Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka arritur të premten në mesditë në Poloni.
Presidenti amerikan do të pritet nga homologu i tij polak, Andrzej Duda, para se të mbajë një konferencë mbi përgjigjen humanitare për të lehtësuar vuajtjet e civilëve brenda Ukrainës dhe për t’iu përgjigjur fluksit në rritje të refugjatëve.
Bideni pritet që të shtunën t’i vizitojë refugjatët ukrainas në Poloni. /Gazeta Express.