Imazhe të dhimbshme, që duhet të ishin harruar në histori, vijojnë të vijnë nga Ukraina, ku luftimet dhe bombardimet intensifikohen nga dita në ditë.
Autoritetet lokale në qytetin e Mariupolit kanë hapur një varrezë masive së fundmi për të varrosur viktimat e sulmeve ruse të cilat raportohen të jenë mbi 1500 në ditët e fundit.
Pamjet tronditëse tregojnë punëtorët që hapin një gropë pranë varrezës së vjetër për të futur trupat e viktimave, për të shmangur kështu dhe një emergjencë tjetër në këto kohë lufte, atë shëndetësore.
Mariupoli prej ditësh është objektiv i trupave ruse, të cilat së fundmi qëlluan bombarduan dhe një maternitet, ku vranë 3 persona.