Search
Close this search box.

Në Tiranë sërish protestohet kundër rritjes së çmimeve

Shpërndaje

Qytetarët e Shqipërisë do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve, pavarësisht se qeveria ka marrë disa masa që në ditët e para të revoltës.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej”, e më pas protestuesit do të drejtohen për në kryeministri, itinerar ky që është ndjekur përgjatë një jave protestash.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=123&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fne tirane serish protestohet kunder rritjes se cmimeve1111%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

Kushti që protestuesit kanë parashtruar është që qeveria të plotësojë të gjitha kërkesat që kanë.

Disa minuta para nisjes së protestës policia e shtetit ka marrë masa. Ajo është vendosur në qendër të Tiranës. Dhjetëra mjete janë vendosur pranë ministrisë së Brendshme, teksa një autobot është parë në pedonale.

Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, qytetarët protestues kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen.

Pas nisjes së protestave për rritjen e çmimit të naftës, qeveria ka ngritur Bordin Kombëtar të Monitorimit të Karburanteve i cili vendos çmimin e karburanteve duke marrë si referencë çmimin që hidrokarburet do shiten në bursa një ditë më parë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme