Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do t’i takojë kundërshtarët e tij politikë këtë të martë, pasi që koalicioni i tij dështoi së fituari shumicën në zgjedhjet parlamentare.
Ai është vënë tani nën presion për të siguruar mbështetjen nga rivalët për të përmbushur agjendën e reformës qeveritare, raporton BBC.
Porse as Marinë Le Pen e së djathës ekstreme dhe as Jean-Luc Melenchon i aleancës së gjelbër të majtë, nuk kanë vullnetin për të punuar me të.
Qeveritë e pakicave janë të rralla në Francë dhe aleanca e Macron ka 44 vende larg shumicës.
Kjo nënkupton se atij do t’i duhet të gjejë mbështetje nga deputetët kryesorë nga ana e mjaftë dhe e djathtë e politikës për të ndihmuar në krijimin e shumicës.