Search
Close this search box.

Macron humb shumicën në Parlamentin francez

Shpërndaje

Më pak se dy muaj pas sigurimit të mandatit të dytë si president, Emmanual Macron ka humbur kontrollin e Parlamentit të Francës, pas rritjes së përkrahjes për aleancën e majtë dhe atë të së djathtës ekstreme.

Macron u ka bërë thirrje votuesve që t’ia sigurojnë një shumicë solide.

Mirëpo koalicioni i tij i qendrës ka humbur dhjetëra ulëse në zgjedhjet që kanë shpërfaqur ndasi të konsiderueshme në politikën franceze.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, ka thënë se situata është e pashembullt.

Sipas saj, Franca moderne nuk ka pasur kurrë një përbërje të tillë parlamentare.

“Kjo situatë përbën rrezik për shtetin tonë, duke marrë parasysh rreziqet me të cilat jemi duke u përballur si në aspektin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar” ka thënë ajo.

“Ne do të punojmë prej nesër për të krijuar një shumicë funksionale” ka deklaruar ajo, ndonëse dy grupet tjera më të mëdha në parlament nuk duken të interesuara për të bashkëpunuar.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme