Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Londër për të diskutuar për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
Në një postim në Tëitter ai bëri me dije se u prit nga ministri britanik për Europë, James Cleverly, emisari për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ekspertët britanikë për politikën e jashtme.
“Ngritja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe kudo tani është më e rëndësishme se kurrë”, ka shkruar Lajçak.
Ballkani Perëndimor po cilësohet si zona më neuralgjike në Evropë, pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën. Në kësi rrethana janë shtuar thirrjet për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian.