Search
Close this search box.

Kryeministri britanik Johnson nën presion pas humbjes së konservatorëve në zgjedhje

Shpërndaje

Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson humbi dy vende parlamentare të premten në zgjedhjet e brendshme të parakohshme, të zhvilluara në dy rajone.

Pas humbjeve në Tiverton dhe Honiton në Anglinë jugperëndimore dhe në Wakefield në veri, kryetari i Partisë Konservatore Oliver Dowden dha dorëheqjen në një letër të formuluar duke lënë të kuptohet se ai besonte se Johnson duhet të merrte përgjegjësinë për humbjet në zgjedhje.

Pas kësaj humbjeje, janë shtuar dyshimet për të ardhmen e Johnson në krye të qeverisë britanike. Disfata, sidomos në rajonin e Tiverton, një bastion i konservatorëve, tregon se koalicioni qeverisës mund të kriset.

“Është absolutisht e vërtetë që kemi pasur disa rezultate të vështira të zgjedhjeve të brendshme. Unë mendoj se si qeveri duhet të dëgjoj se çfarë thonë njerëzit,” tha Johnson pas rezultateve.

Liberal Demokratët fituan zgjedhjet e pjesshme në Tiverton dhe Honiton, duke përmbysur një shumicë konservatore prej më shumë se 24,000 votash.

Richard Foord fitoi në Devon me më shumë se 22,000 vota. Ish-majori i Ushtrisë tha se elektorati dërgoi një “mesazh të fortë dhe të qartë”.

“Sonte populli i Britanisë ka folur,” tha ai. “Ata kanë dërguar një mesazh me zë të lartë dhe të qartë: është koha që Boris Johnson të largohet dhe të largohet tani”.

Zgjedhjet e pjesshme u zhvilluan pasi ish-deputeti konservator Neil Parish dha dorëheqjen pasi pranoi se kishte parë pornografi në Parlament. Zoti Foord tha se rezultati ishte një “rezultat i jashtëzakonshëm dhe historik që ka dërguar një valë tronditëse në politikën britanike”.

Disa javë më parë, Johnson i mbijetoi mocionit të mosbesimit, pas votimit të deputetëve të Partisë Konservatore. 211 anëtarë të partisë (58.8%) votuan pro qëndrimit të 57-vjeçarit në krye të qeverisë, përkundrejt 148 që votuan kundër.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme