Search
Close this search box.

Deklarata e ish-oficerit të inteligjencës: “Putini është i sëmurë rëndë ,ka dhimbje dhe vuan”

Shpërndaje

“Vladimir Putin mund të jetë i sëmurë rëndë”. Kështu ka deklaruar një ish-oficer i inteligjencës i cili punon për Pentagonin. Ish-oficeri ka pohuar se Putin vuan nga sëmundja e kancerit në zorrë.

Mediet e huaja raportojnë se sipas ish-oficerit sëmundja është arsyeja se pse fytyra e Vladimir Putin është më e fryrë, duke shtuar se presidenti rus merr mjekime dhe kryen kimioterapi. Sipas tij, shprehja e tij solemne është për shkak se ai ka dhimbje të vazhdueshme.

Kjo mund ta ketë bërë atë më agresiv ose ai mund të jetë duke sulmuar Ukrainën pasi ai e di se po vdes dhe dëshiron ta lë një trashëgimi”, thotë ish-oficeri. “Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur. Vështrimi i tij sugjeron se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë si rezultat i vuajtjes së tij”.

Disa ekspertë kanë komentuar se besojnë se izolimi i Putinit gjatë pandemisë Covid ka ndikuar në gjendjen e tij mendore, duke e shtyrë atë të vendosë për pushtimin e Ukrainës dhe dërgimin e mijëra trupave përtej kufirit.

Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës të enjten, më 24 shkurt. Që atëherë ai e ka vënë në gatishmëri të lartë parandalimin bërthamor të Rusisë, duke ngritur frikën se lufta bërthamore mund të jetë afër.

Ministri i Jashtëm i vendit, Sergej Lavrov, paralajmëroi gjithashtu se nëse do të ndodhte një luftë e tretë botërore, ajo do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme