Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raportoi të hënën gazeta finlandeze “Iltalehti”, duke cituar burimet e saj qeveritare.
Vendimi pritet të merret me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftojë se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do ta japin miratimin pas tij.
Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur qëkur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Sipas kushtetutës finlandeze, presidenti drejton politikën e jashtme dhe të sigurisë të Finlandës në bashkëpunim me qeverinë.
Vendimi do të konfirmohet në një takim mes Presidentit dhe ministrave kryesorë pas njoftimeve fillestare të Presidentit dhe Parlamentit, shkruan gazeta finlandeze.