Estonia është bërë një nga vendet e para në BE që etiketon veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.
Parlamenti i vendit, Riigikogu, votoi pro të enjten për njohjen e luftës së Rusisë si një “gjenocid kundër popullit ukrainas”, duke u bërë thirrje qeverive të tjera dhe organizatave ndërkombëtare që “të bëjnë të njëjtën gjë”.
Në një postim në Twitter, ambasadorja e Estonisë në Ukrainë, Mariana Betsa, e përshkroi lëvizjen si “një vendim vërtet historik”.
“Rusia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për krimet e saj të tmerrshme”, shtoi ajo.
Gjenocidi përkufizohet në të drejtën ndërkombëtare si vrasja e qëllimshme e njerëzve nga një grup i caktuar kombëtar, etnik, racor ose fetar, me qëllim të shkatërrimit të atij grupi.