Disa persona janë qëlluar me armë zjarri dhe të paktën 13 persona janë plagosur të martën në një stacion metroje në New York, ku autoritetet gjetën eksplozivë të pashpërthyer, tha Departamenti i Zjarrfikësve.
Incidenti ndodhi në mëngjes, ku stacioni i metrosë në Bruklin është mjaft i ngarkuar, raportuan mediat. CNN dhe media të tjera kanë raportuar se të paktën pesë persona janë plagosur me armë zjarri, teksa janë thirrur në burime brenda Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut.
Ende është i paqartë numri i personave të plagosur, përfshirë edhe të atyre që janë qëlluar me armë zjarri. Associated Press duke u thirrur në burime që kanë njohuri me hetimin e kësaj ngjarjeje, tha se informacionet paraprake sugjerojnë se një i dyshuar ishte veshur me rroba të punëtorëve ndërtimorë dhe kishte një gazmaskë.
Një fotografi nga skena shfaqi njerëz që ndihmonin pasagjerët e gjakosur të cilët ishin të shtrirë në stacionin e metrosë. Kryetari i New Yorkut, Eric Adams, tha se është informuar për të shtënat në stacionin në Bruklin.
“Përderisa ne mbledhim më shumë informacione, u bëjmë thirrje njujorkezëve që të qëndrojnë larg kësaj zone për sigurinë e tyre dhe në mënyrë që zyrtarët të mund të ndihmojnë ata që kanë nevojë dhe të hetojnë rastin”, shkroi në Twitter Fabrien Levy, zëdhënësi i kreut të New Yorkut.
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!