Search
Close this search box.

Çmimi i naftës kap vlera rekord kudo – më i larti në SHBA që nga viti 2012

Shpërndaje

Çmimet e naftës së papërpunuar arritën $110 dollarë për fuçi, teksa fushata e sulmeve ruse në Ukrainë ka frikësuar tregjet globale rreth një tronditjeje të mundshme të furnizimeve me naftë në mbarë botën.

Në SHBA nafta brent u rrit me rreth 9% duke kapur shifrën $113,63 dollarë për fuçi – niveli më i lartë ky qysh prej viti 2014.

Ndërsa në Europë, çmimi i gazit natyror u rrit me plot 60% – duke kapur shifrën rekord prej €194 ose $215 dollarë për 1 megavat orë.

Resurset natyrore ruse nuk janë prekur ende nga sanksionet e Perëndimit pas vendimit të Kremiln për të pushtuar Ukrainën – por ky mbetet ende një opsion për SHBA dhe Europën duke bërë që investitorët të hezitojnë ta blejnë naftën ruse, si pasojë e pasigurinë aktuale e cila është e lidhur edhe me kufizimin e transaksioneve me sektorin bankar rus si dhe heqjen e Rusisë nga sistemi global SWIFT.

Ndërkohë çmimet e gazit në SHBA po rriten me një shpejtësi e cila nuk është hasur qysh prej Uraganit Katrina në vitin 2005.

Çmimi mestar i gazit në rang kombëtarë atje arriti $3.92 dollarë për një galon – çmimi më i lartë ky që prej prillit 2012.

Ndërkohë, çmimi i gazit është rritur me 11% qysh prej 23 shkurtit – ditës kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Uragani Katrina goditi Bregun Juglindor të SHBA-së në vitin 2005 duke shkatërruar industrinë e gazit dhe naftës në të gjithë vendin.

Sipas ekspertëve të CNN Business, me këto ritme, çmimi i gazit pritet shumë shpejt të arrij shifrën mesatare prej $4 dollarësh – e cila do të ishte shumë pranë thyerjes së rekordit të viti 2008 kur çmimi i gazit arriti $4.11 dollarë për 1 galon.

Çmimet po rriten si pasojë e faktit që Rusia është një prej eksportuesve më të mëdha të naftës në botë – shumica e të cilës shkon drejt Europës dhe Azisë.

Nafta ruse ishte vetëm 2% e importeve drejt SHBA-së këtë dhjetor, por duke qenë se çmimi i naftës është i lidhur ngushtësisht me bursën globale – impakti i konfliktit të Rusisë do të ndjehet në tregje në mbarë botën.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme