Search
Close this search box.

Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në Ukrainë?

Shpërndaje

Sot është dita e 14-të e pushtimit rus mbi Ukrainën.

Dje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbajti një fjalim para deputetëve britanikë, duke thënë: “Nuk do të dorëzohemi, nuk do të humbasim”.

Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit:

Rusia thotë se do të ndalojë të shtënat në pesë qytete të Ukrainës në orën për të lehtësuar korridoret humanitare. Këto do të jenë në Kiev, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.

Të paktën 5 mijë njerëz kanë arritur të largohen nga qyteti verilindor i Sumy të martën, duke përfshirë 1 mijë e 700 studentë të huaj.

Megjithatë, Ukraina thotë se përpjekjet për evakuim dështuan në qytetin port jugor të Mariupolit, sepse granatimet ruse vazhduan. Moska e mohoi këtë.

Presidenti Zelenskyy mbajti një fjalim të fuqishëm dhe përsëriti thirrjen e tij të dëshpëruar për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

Më vonë, gruaja e tij Olena Zelenska ndau një letër emocionuese për situatën në Ukrainë. Ajo tha: “Janë dhjetëra fëmijë që nuk e kanë njohur kurrë paqen në jetë”.

Ushtria e Polonisë që i ofroi avionët e saj Forcave Ajrore të ShBA-së, sipas Pentagonit është “e papranueshme”, mes shqetësimeve për një zonë të ndaluar fluturimi.

Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të heqë gradualisht importet e naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi një lëvizje të ngjashme, duke thënë se një ndalim i plotë i importeve të naftës dhe gazit rus do t’i japë një “goditje të fuqishme” Moskës.

McDonald’s mbylli 850 restorante në Rusi si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, ndërsa Starbucks dhe Coca-Cola Company ndaluan operacionet, transmeton Klankosova.tv.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme