Janë rikthyer sërish të oshëtijnë sirenat e alarmit në Kiev, për të çuar edhe njëherë qytetarët në vendstrehime për t’u mbrojtur nga bombardimet e rusëve.
Situata duket se është më serioze kësaj here pasi kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitaly Klitschko raporton se luftimet kanë nisur të intensifikohen shumë pranë qytetit.
Pavarësisht kësaj, Klitschko siguron qytetarët se rezistenca do të vijojë deri në mposhtjen e armikut.
“Mbrojtja jonë ushtarake është e gatshme për luftim dhe e vendosur për të zmbrapsur armikun. Morali është i pathyeshëm! Dhe thanë se do ta mbronin Kievin me çdo kusht. Kievi është zemra e shtetit tonë dhe kryeqyteti i Ukrainës”, u shpreh ish-boksieri.