Kryeministri britanik Boris Johnson, ka njoftuar për ndihmat e reja drejtuar Ukrainës që kapin vlerën e 175 milionë funteve, shumica prej të cilave i janë dorëzuar direkt qeverisë ukrainase.
Deri më tani Britania e Madhe përfshirë edhe këto ndihma, e ka përkrahur Ukrainën me 400 milionë funte, transmeton Telegrafi.
“Pas 12 ditëve, është e qartë se Putin nuk i ka bërë mirë kalkulimet, ka nënvlerësuar ukrainasit, rezistenca e tyre është heroike – ka nënvlerësuar liderin e tyre dhe unitetin e Perëndimit”, ka thënë Johnson.
Ai gjithashtu ka theksuar se Britania, Holanda dhe Kanadaja janë “mobilizuar për të qenë më praktikë sa i përket ndihmës dhënë Ukrainës”. /Telegrafi/