Search
Close this search box.

Blinken: Putin po përpiqet të shtrembërojë historinë për të justifikuar luftën

Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të “përdredhë historinë” në mes të përkujtimit të fundit të Luftës së Dytë Botërore “për të justifikuar luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës”.

“Ndërsa lufta shpërthen përsëri në Evropë, ne duhet të rrisim vendosmërinë tonë për t’i rezistuar atyre që tani kërkojnë të manipulojnë kujtesën historike në mënyrë që të avancojnë ambiciet e tyre,” tha Blinken në një deklaratë për 77-vjetorin e fitores mbi nazistët.

“Ndërsa përkujtojmë fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ne kemi një detyrë të shenjtë ndaj të rënëve: të flasim të vërtetën për të kaluarën dhe të mbështesim të gjithë ata në kohën tonë që ngrihen për lirinë,” shtoi Blinken.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore përkujtohet gjerësisht më 8 maj, por Rusia feston fitoren sovjetike mbi regjimin nazist më 9 maj. Moska po planifikon një paradë ushtarake dhe Putini pritet të flasë për luftën në Ukrainë.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme