Search
Close this search box.

Blinken pritet të takohet sot me Zelenskyn në Kiev

Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken pritet të zhvillojë një takim këtë të dielë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky në Kiev.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelensky teksa shtoi se në takim do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shkruan BBC.

Kjo do t’i bënte ata zyrtarët e parë të lartë amerikanë që vizitojnë Ukrainën që prej 24 shkurtit, dita kur Rusia nisi agresionin ushtarak.

Sipas Zelenskyt, fokusi kryesor në bisedimet me zyrtarët amerikanë do të jetë furnizimi me armë i Ukrainës, teksa shtoi se kishte edhe një listë kërkesash për SHBA-të.

Më parë, Zelenskyn e kanë takuar në Kiev, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson dhe presidenti i Këshillit Europian Çarls Mishel.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme