Search
Close this search box.

Biden: Krime brutale lufte në Ukrainë, duhet të ndëshkohen përgjegjësit

Shpërndaje

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se krime të mëdha lufte po zbulohen në Ukrainë teksa forcat ruse tërhiqen nga Kievi dhe rrethinat e tij. Ai tha se skenat brutale të ekzekutimeve gjakftohta janë arsyeja e shtimit të sanksioneve të reja të Shteteve të Bahskuara kundër Moskës.

“Vendet e përgjegjshme duhet të bashkohen dhe të ndëshkojnë përgjegjësit”, tha Biden në një prononcim për mediat nga Uashingtoni. “Do të vazhdojmë të rrisim kostot ekonomike dhe dhimbjen për Putinin, si dhe do të vijojmë ta izolojmë edhe më shumë Rusinë”, shtoi presidenti.

Sanksionet e reja kanë si synim rritjen e barrës mbi ekonominë ruse, e cila është gjunjëzuar nga sanksionet e Perëndimit. Megjithatë, deri tani, kjo nuk ka frenuar Putinin në përpjekjen e tij për të nënshtruar Ukrainën.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme