Presidenti i Ukrainës thotë se Rusia ka nisur ofensivën e re të madhe në lindje të vendit.
“Trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën janë përgatitur për një kohë të gjatë”, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.
“Një pjesë e konsiderueshme e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë”, ka shtuar ai.
Ai shtoi: “Pavarësisht se sa trupa ruse janë shtyrë atje, ne do të luftojmë. Ne do të mbrohemi. Ne do ta bëjmë atë çdo ditë”.
Ndryshe, forcat ruse janë ripozicionuar dhe përforcuar për disa javë pasi u penguan në përpjekjen e tyre për të marrë kryeqytetin Kiev.
Kremlini thotë se dëshiron të “çlirojë” rajonin dhe luftëtarët separatistë pro-rusë janë duke luftuar me ushtrinë ukrainase në zonë për disa vite.
Njoftimi i presidentit pasoi deklaratat e sotme të disa zyrtarëve të lartë se një fazë e re e luftës kishte filluar.
Shefi i kabinetit presidencial Andriy Yermak shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se “faza e dytë e luftës ka filluar”, por u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të vendosur.
“Besoni në ushtrinë tonë, është shumë e fortë”, shtoi ai.