Search
Close this search box.

BE tregon datën kur do t’i përgjigjet Ukrainës rreth anëtarësimit të mundshëm

Shpërndaje

Komisioni Evropian muajin e ardhshëm do t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në bllokun evropian, një lëvizje kyçe para se 27 shtetet anëtare ta marrin për trajtim këtë çështje. Kështu deklaroi më 9 maj shefja e KE-së, Ursula von der Leyen.

Von der Leyen shkroi në Twitter se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe mezi pret që të pranojë përgjigjet e Ukrainës për pyetësorin e anëtarësimit.

“Komisioni i BE-së do të synojë të japë opinionin e tij në qershor”, shtoi ajo.

Më vonë gjatë ditës, gjatë një adresimi para Parlamentit Evropian, ajo tha se e ardhmja e Evropës është po ashtu “e ardhmja e Ukrainës”.

Zelensky më 18 prill i dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE dhe tani ky dokument po shqyrtohet.

Dhënia e statusit të shtetit kandidat për Ukrainën do të vendoset nga anëtarët e bllokut, të cilët do të veprojnë sipas këshillave të ekspertëve të Komisionit Evropian.

Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike dhe të sundimit të ligjit.

Por, duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, zyrtarët e BE-së kanë thënë se ata do të punojnë që të përshpejtojnë këtë proces.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme