Të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord të dërgojnë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën, njoftoi të mërkurën nëpërmjet një deklarate diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell.
Ai tha se është thelbësore që Bashkimi Evropian të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, derisa Rusia përgatitet për një sulm të ri në lindje të vendit pasi “javët e ardhshme do të jenë vendimtare”.
Kjo është paketa e tretë e ndihmës ushtarake që BE-ja ka rënë dakord të dërgojë në Ukrainë, prej fillimit të pushtimit rus.
Në total, BE-ja ka dërguar 1.5 miliard euro ndihmë ushtarake.Në muajt shkurt dhe mars, BE-ja njoftoi për dy këste të mëparshme të ndihmës ushtarake, secila me vlerë prej 500 milionë eurosh, që ishte hera e parë që bllokun armatos një vend që nuk është anëtar i BE-së.
Ndihma prej 500 milionë eurosh përfshin pajisje, karburante, pajisje mjekësore dhe armë.Qeveria ukrainase ka njoftuar se vende të tjera të BE-së, si Sllovakia dhe Republika Çeke kanë ofruar tashmë armatim të rëndë.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.
I don’t think the title of your article matches the content lol. Just kidding, mainly because I had some doubts after reading the article. https://accounts.binance.com/zh-TC/register-person?ref=UM6SMJM3
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.