Search
Close this search box.

BE-ja ndan 300 milionë euro shtesë për Ukrainën

Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka treguar se tashmë Bashkimi Evropian ka ndarë 300 milionë euro shtesë, si pjesë e këstit të dytë të ndihmës makro-financiare për Ukrainën.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale teksa së pari e kishte informuar edhe personalisht presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=123&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fbe ja ndan 300 milione eeuro shtese per ukrainen%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

“E informova edhe presidentin ukrainas, Zelensky rreth disbursimit të një kësti të dytë prej rreth 300 milionë euro të ndihmës makro-financiare për Ukrainën. Populli trim i Ukrainës ka nevojë për këto para tani. Do të mbështesim financat e vendit, pasi kjo luftë e pakuptimtë vazhdon ende”, ka shkruar zyrtarja evropiane në Twitter.

Von Der Leyen më tutje deklaroi se ka filluar rruga evropiane e Ukrainës dhe këtë ia konfirmoi presidentit ukrainas.

“Kohë të tilla kërkojnë largpamësi, aftësi dhe qëndrueshmëri për të hedhur një hap të vështirë pas tjetrit”, pohoi ajo.

Ndryshe, SHBA-ja tashmë ka ndarë një fond për shtetin ukrainas që kap shifrat e 13.6 miliardë dollarëve

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme