Rusia po e vë botën në rrezik të urisë përmes bllokimit të dërgesave të drithërave të Ukrainës dhe kufizimeve në eksportet e veta, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
“Zgjedhja e vetëdijshme politike e Rusisë është t’i përdorë eksportet e grurit si një mjet shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj në Ukrainë”, tha Borrell në një artikull të botuar në faqen e tij zyrtare, përcjell Klankosova.tv
Kërcënimi për sigurinë ushqimore dhe një “betejë narrative” me Rusinë për sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës mbi Ukrainën, do të dominojnë bisedimet e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg të hënën.