Search
Close this search box.

Rritet epërsia e Macron në sondazhe ndaj Le Pen, ndërsa fushata presidenciale franceze përfundoi

Shpërndaje

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen përdorën orët e fundit të fushatës të premten për të portretizuar zgjedhjet presidenciale të kësaj fundjave si një referendum për të ardhmen e vendit, pasi sondazhet sugjeronin një epërsi në rritje për presidentin aktual.

Mesatarja e fundit e sondazheve tregojnë Macron 10 pikë përqindje përpara Le Pen, duke u ngritur pas një përfundimi të ngushtë në raundin e parë të zgjedhjeve dy javë më parë.

Por fitorja e Le Pen mbetet ende një mundësi. Sondazhet përfundimtare humbën diferencën e rezultatit me gati nëntë pikë përqindjeje pesë vjet më parë dhe pjesëmarrja mund të luajë një rol kritik në votimin e së dielës.

Të dy kandidatët u shfaqën të etur për të shmangur surprizat e padëshiruara të premten, duke bërë ndalesat e fundit të fushatës në zonat që fituan në raundin e parë dhe votat e të cilave do t’u duhen në balotazh. Le Pen, 53 vjeç, u takua me votuesit në rajonin Pas-de-Calais, një bastion i së djathtës ekstreme, dhe vizitoi një qendër mjekësore, duke bërë një përpjekje të fundit për ta portretizuar veten si një kandidate që është pranë njerëzve, duke përfshirë ata që ndihen harruar nga qeveria e Macron.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme