Search
Close this search box.

20,000 vullnetarë të huaj janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë

Shpërndaje

Gati 20,000 vullnetarë të huaj janë regjistruar për të luftuar përkrah Ukrainës kundër trupave pushtuese ruse, thanë zyrtarët ukrainas të dielën.

Gati 20,000 vullnetarë të huaj janë regjistruar për të luftuar përkrah Ukrainës kundër trupave pushtuese ruse, thanë zyrtarët ukrainas të dielën.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha në një konferencë shtypi të dielën se numri i aplikantëve të huaj “po i afrohet 20,000”, raportoi Washington Post, transmeton Bota sot.

“Tek ne vijnë veteranë dhe vullnetarë me përvojë nga 52 vende të botës. Kjo është dëshira e tyre”, tha Kubela, raportojnë mediat lokale.

Fluksi i aplikimeve vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky javën e kaluar u bëri thirrje “qytetarëve të botës” që të bashkohen me mbrojtjen e Ukrainës dhe hoqi kërkesat për viza për luftëtarët e huaj.

Në një video të enjten, Zelensky tha se rreth 16,000 luftëtarë kishin dalë vullnetarë për t’u bashkuar me përpjekjet e vendit për të luftuar kundër forcave ruse.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës bëri gjithashtu një thirrje për vullnetarë të huaj në Facebook, duke kërkuar aplikantë me përvojë luftarake që kanë “shtetësi të ndryshme nga ajo ukrainase, por … janë duke qëndruar me Ukrainën kundër pushtimit [] rus”.

“Kjo është koha për të vepruar!” shkroi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. “Bashkohuni me Legjionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Territorit!

“Mos e humbni shansin tuaj për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura më të guximshme!”

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme