Search
Close this search box.

Të vrarë nga bashkëshortët e tyre: Gratë shqiptaro-amerikane që humbën jetën

Shpërndaje

Dhuna në familje vazhdon të sfidojë shoqërinë shqiptare. Ky fenomen është i pranishëm edhe tek komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 20 vitet e fundit, të paktën shtatë gra shqiptaro-amerikane kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje.

Anila Duro, një profesore në Kolegjin John Jay dhe një aktiviste kundër dhunës në familje, ka hulumtuar këto gra dhe tregon detajet e historive të tyre. Gjetjet e saj tregojnë se çdo rast ka nisur me presion dhe kontroll, për të eskaluar më pas në dhunë vdekjeprurëse.

“Si komunitet, duhet të marrim seriozisht shenjat e dhunës që mund të vëmë re te motrat, vajzat, nënat dhe në përgjithësi shoqëria jonë, për të kuptuar kur dikush është në një marrëdhënie abuzive. Ajo që fillon si një kontroll i vogël si moslejimi i tyre për të dalë në kafene, ndalimi i tyre për të shkuar në dyqane ose kontrollimi i telefonit të tyre mund të përshkallëzohet në dhunë vdekjeprurëse”, thotë aktivistja Anila Duro për Atlantiku.

Gratë shqiptaro-amerikane që përjetojnë dhunë në familje mund të kërkojnë dhe të marrin ndihmën e nevojshme duke telefonuar Qendrën Kombëtare për Dhunën në Familje në numrin 800-799-7233. Kjo qendër ka edhe përkthyes në gjuhën shqipe.

Historitë e grave shqiptaro-amerikane që humbën jetën si pasojë e dhunës në familje gjatë 20 viteve të fundit janë si më poshtë:

domestic abuse substance abuse

Zamira Gashaj

Në vitin 2002, një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Troy, Michigan. Si pasojë e dhunës në familje, Zamira Gashaj është vrarë në moshën 29-vjeçare nga bashkëshorti i saj Palok Gashaj.

Pas kryerjes së aktit, Palok Gashaj, atëherë 33 vjeç, ka marrë fëmijët e tij dhe ka shkuar në Detroit ku ka vrarë edhe kunatin e tij.

Gjatë kësaj periudhe, fëmijët e çiftit Gashaj ishin nën moshën 8-vjeçare.

Zëvendës shefi i policisë në Trojë, Steve Zavislak, kishte deklaruar se Palok Gashaj nga Shqipëria po qëndronte ilegalisht në Amerikë, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi në vitin 1995.

“Ai u urdhërua të raportonte për dëbim, gjë që ai nuk e bëri kurrë”, kishte deklaruar Zavislak për mediat në Detroit.

Komuna e Detroitit kishte thënë se atij i ishte refuzuar azili në Nju Jork dhe se gjykatësi kishte kërkuar largimin e tij. Ndonëse nuk dihet me siguri, sipas informacioneve publike, nuk ka të dhëna nëse urdhri për dëbimin e tij ka qenë i bazuar në ndonjë aktivitet kriminal.

Maria Djelaj

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Detroit tronditet sërish në vitin 2008 kur Maria Djelaj, atëherë 38 vjeçe, vritet nga bashkëshorti i saj Djerdj Djelaj. Pas kryerjes së aktit të vrasjes, Djerdj Djelaj është vetëvrarë.

Vrasja erdhi pas 23 vitesh martesë për çiftin, një marrëdhënie abuzive që u përshkallëzua kur Maria po luftonte për drejtësi dhe po përpiqej të divorcohej nga partneri i saj abuziv.

Gjashtë muaj pas divorcit, Djerdji vrau gruan e tij dhe veten në një parking kishe në Shelby, Detroit.

Gyltene “Julie” Rugova

Në vitin 2014, një tjetër shqiptare humbi jetën si pasojë e dhunës në familje. Gyltene “Julie” Rugova u vra në moshën 46 vjeçare nga Hasan “Sammy” Rugova në Brooklyn të Nju Jorkut.

Vrasja ka ndodhur pak orë para se Gyltenja të hapte picerinë e saj.

Hasan “Sammy” Rugova u deklarua fajtor para gjykatësit për therjen me thikë dhe vrasjen e gruas së tij në maj të vitit 2014, pas një zënke.

Ai u dënua me 18 vjet burg. Rugova nga Shqipëria kishte 15 vjet pasaportë amerikane, kështu që nuk u deportua.

Florida Lumi

Ajo u vra në moshën 29-vjeçare nga bashkëshorti i saj Fred Rudaj në vitin 2016 në Bronx të Nju Jorkut. Në kohën kur ajo u vra, Florida ishte shtatzënë me fëmijët e Doras, njoftoi policia në ditën e vrasjes.

Pasi vrau gruan e tij, Fred Rudaj, atëherë 39 vjeç, u vetëvra.

Emrat e çiftit, të cilët jetonin në komunitetin Pelham Bay të Bronksit, nuk ishin të njohur për policinë.

Elena Alinj

Ky është një tjetër rast i dhunës në familje mes komunitetit shqiptaro-amerikan. Nëna e re me origjinë shqiptare është vrarë në moshën 23-vjeçare nga i dashuri i saj Marvin Santiago në Kolorado.

Elena është dërguar me plagë të rënda në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Hetuesit e Njësisë për Dhunën në Familje dhe Abuzimin Seksual morën përsipër çështjen dhe intervistuan të dashurin e Elenës, i cili më pas vendosi që rasti të ishte një vrasje.

Pas hetimeve u mësua se Santiago ishte akuzuar në të kaluarën për dhunë ndaj nënës së tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Ornela Morgan

Ornela Morgan, me origjinë nga Korça e Shqipërisë, së bashku me dy djemtë e saj, 10-12 vjeç, u qëlluan për vdekje nga bashkëshorti i saj amerikan, Watson Morgan, në Nju Jork. Watson Morgan më pas vrau veten. Familja kishte disa vite që jetonte në SHBA, ku Watson punonte si oficer policie.

Suela Saliaj

Në Florida, 34-vjeçari Renato Muhaj vrau ish-bashkëshorten e tij, Suela Saliaj, 32 vjeçe dhe rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare. Çifti jetonin të ndarë para incidentit. Muhaj u arrestua disa orë më vonë dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim fëmijësh.

Këto histori tragjike vazhdojnë të nxjerrin në pah çështjen kritike të dhunës në familje brenda komunitetit shqiptaro-amerikan, duke nënvizuar rëndësinë e vigjilencës, mbështetja dhe ndërhyrja për të mbrojtur individët vulnerabël./Atlantiku

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Atlantiku

Author

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme