Search
Close this search box.

Aktivistja Çeke proteston para Ambasadës së Serbisë në Çeki me pankarta mbështetëse për Kosovën

Shpërndaje

Një aktiviste Çeke ka protestuar të hënën para ambasadës së Serbisë në Pragë.

Julie Levkova protestoi në mënyrë paqësore, pas situatës që u krijua të dielën në Kosovë.

Aktivistja ka vendosur para ambasadës serbe mbishkrime si “Kosova nuk është Serbi, “Serbia të ndalojë së sulmuari Kosovën”, Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëseardhur” etj.

“Unë kam disa miq nga Ballkani dhe nuk dija shumë fakte, por kur filloi situata në Ukrainë, ata ishin të parët që reaguan dhe mbështetën dhe më pas kur pimë një birrë bashkë dhe folëm më shumë për situatën politike dhe ata ma shpjeguan historinë e Ballkanit, veçanërisht kam miq nga Bosnja dhe Shqipëria, por ai ka lindur në Republikën Çeke. Kisha disa informacione më shumë dhe kisha këtë mesazh të qartë se Serbia është Rusia e vogël e Ballkanit. Kur filloi përshkallëzimi në kufi, doja të dërgoja një mesazh që ne shohim se çfarë po bën Serbia dhe nuk besojmë në këtë narrativë denazifikimi sepse ata po e përsërisin historinë. Doja të dërgoja një mesazh se ne nuk pajtohemi me këto tregime. Unë përdora formulimin se ne nuk besojmë në këtë përrallë de-nazifikimi të Serbisë. Nga ajo që lexova, kuptova se Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s dhe mendoj se është shumë mirë, por megjithatë doja t’i tregoja Serbisë se ne nuk pajtohemi me miqësinë me Rusinë. E shohim se çfarë po bëjnë dhe duam ta mbështesim Kosovën” – tha Levkova.

Në një intervistë dhënë Atlantiku.com, aktivistja nga Praga tregoi se çfarë reagimesh patën kalimtarët e rastit pranë ambasadës së Serbisë në Çeki.

“Isha vetëm atje dhe prisja që askush të mos bashkohej sepse nuk kam një grup të madh ndjekësish në Instagram dhe Facebook. Kur nisa të shikoja fytyrat e turistëve që kalonin aty, pashë që po më tregonin si PO, jemi dakord me ju, bravo. Dhe disa prej tyre po më fotografonin. Fytyrat e tyre shkëlqenin nga lumturia. Ata ishin vërtet të befasuar që dikujt i interesonte dhe më dukej se kishte kuptim ta bëja një gjë të tillë sepse edhe pse qëndroja vetëm mora shumë vëmendjen e njerëzve që kalonin” – shtoi ajo.

Pas këtij aktiviteti, ajo i tregoi Atlantiku.com se u kontaktua nga komuniteti Shqiptar në Republikën Çeke dhe i kërkuan asaj që t’i ftojë në protestat e radhës.

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

Shpërndaje

Numri i lexuesve

Shpërndaje

Support this article

Read article in English
Related News

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. In dapibus mi in augue auctor venenatis.

Të ngjashme