Kanë ndodhur disa shpërthime në qytetin Mykolaiv në jug të Ukrainës. Detaje për dëme dhe lokacionin e saktë akoma nuk janë bërë të ditura, shkruan CNN.
Sipas dëshmitarëve kanë ndodhur tri shpërthime në qytet, ku nga njëri është parë nga distanca duke u ngritur në ajër një re e zezë tymi.
Shpërthimet ndodhën në kohën kur sulmet me raketa rreth Mykolaivit nuk kanë të ndalur nga e hëna. Ky rajon kufizohet me atë të Khersonit, ku forcat ruse po tentojnë të mbrojnë territorin ukrainas që e kanë marrë nën kontroll.
Sipas administratës rajonale, qyteza Shyroke rreth 50 kilometra në lindje të Mykolaivit është bombarduar të hënën nga forcat ruse.
“Deri më tani nuk raportohet për viktima”, thuhet në kumtesën e administratës rajonale.