Kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, për 13 vota, nuk arriti të fitojë një ulëse në kuvendin e Serbisë, duke marrë 598 vota nga 611, sa i duheshin.
Por, zgjedhjet në Tërnoc të Preshevës do të mbahen sërish, pas ankesës nga ana e Kamberit.
Këtë e ka konfirmuar Kamberi, i cili është shprehur se Gjykata Administrative ka vendosur në favor të tyre.
“Po, do të përsëriten, sot ka vendosur Gjykata Administrative, duke aprovuar ankesën tonë”, është shprehur Kamberi për Klankosova.tv.
Derisa Kamberi shtoi se nesër do të vendosë Komisioni Republikan se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.
Kjo do të jetë hera e katërt që do të mbahen zgjedhjet në këtë komunë të Preshevës.